KRYEFAQJA » LAJME » Fruthi, 32 fëmijë të prekur

Fruthi, 32 fëmijë të prekur

Fruthi vazhdon të prekë fëmijë të tjerë. Ka shkuar në 27 numri i rasteve të konfirmuara nga Instituti i Shëndetit Publik ndërkohë që dyshohen edhe 7 të tjerë që janë në proçes testimi. Sipas specialistëve të këtij instituti, fëmijët po ndiqen me kujdes të plotë në shërbimin infektiv të spitalit të Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe janë izoluar të gjithë në një pavion. Ata janë fëmijë të pavaksinuar nën dhe mbi 1 vjeç. Mjekët dhe ministria e Shëndetësisë ju bëjnë apel prindërve të zbatojnë kalendarin e vaksinimit , i detyrueshëm me ligj në vendin tonë, dhe të mos neglizhojnë kohën e vaksinimit të bebeve. Ndërkohë specialistët kërkojnë mbajtjen larg të fëmijëve ndaj ambjenteve publike dhe këshillojnë të mos dynden pranë urgjencës së QSUT për vizita të thjeshta, por në qendrat shëndetësore pranë lagjeve.

Sicred