KRYEFAQJA » LAJME » Frikë nga përmbytjet edhe në Bashkinë Krujë

Frikë nga përmbytjet edhe në Bashkinë Krujë

Ndërkohë sipas Qendrës së Bashkuar Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, frika nga një përmbytje tjetër vazhdon të mbetet edhe për Bashkinë Krujë ku në fshatin Murqin, Mallkuç dhe Njësia Administrative Bubq ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur kështu 50 ha tokë. Fatmirësisht prezenca e ujit nuk ka arritur në qendrat e banuara, madje ka nisur të ketë rënie. Por ajo çfarë duket shqetësuese edhe për qarqet e tjera të vendit është rreziku i rrëshqitjes masive të dherave, gurëve dhe skarpateve. Në fshatin Tërbuq, bashkia Gjirokastër, rreth 100m mbi banesat e fshatit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe dherash ndërsa në fshatin Kalivaç, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës duke rrezikuar kështu dhe varrezat e fshatit.

Sicred