KRYEFAQJA » LAJME » Frika nga peshkaqenët anulon konkurrencën e elitës në Australi
Frika nga peshkaqenët anulon konkurrencën e elitës në Australi

Frika nga peshkaqenët anulon konkurrencën e elitës në Australi

Kampionati botëror i sërfit, i cili do të zhvillohej në Australi u anullua, për shkak se dy peshkaqenë kanë sulmuar vendin ku do të zhvillohej aktiviteti. sërfistët më të mirë meshkuj dhe femra në botë po përgatiten për turneun Margaret River Pro, që është pjesë e Kampionatit Botëror të dërfit. Gara u pezullua për një kohë të shkurtër pasi një sërfist u plagos në këmbë si pasojë e një sulmi nga një peshkaqen pranë Gracetown, rreth 260 kilometra në jug të kryeqytetit Perth të Australisë Perëndimore. Pak më vonë, një sërfist nga Danimarka u sulmua në këmbë nga peshkaqenit, gjithashtu pranë Gracetown. “Sot, u detyruam të marrim vendimin e vështirë për të anulluar pjesën e mbetur të turneun Margaret Pro, si rezultat i rrethanave të jashtëzakonshme në lidhje me sulmet e peshkaqenëve për sigurinë e sërfistëve tanë”, tha shefi i aktivitetit Goldschmidt në një deklaratë. Autoritetet vendore thanë se ka qenë një balenë e dekompozuar në breg ajo që ka tërhequr peshkaqenët. Pas ngjarjes, ajo çka kishte mbetur nga balena është hequr nga bregu.

Sicred