KRYEFAQJA » LAJME » Freedom House: Shqipëria vend pjesërisht i lirë
Freedom House: Shqipëria vend pjesërisht i lirë

Freedom House: Shqipëria vend pjesërisht i lirë

Organizata Freedom House publikoi sot raportin global ku përshkruhet performanca e çdo shteti në botë, në lidhje me liritë themelore dhe demokracitë politike.
Raporti që publikohet çdo vit, e rendit Shqipërinë në vendin e 68-të dhe vlerëson se vendi ynë është pjesërisht i lirë. Raporti përshkruan ecurinë demokratike të Shqipërisë gjatë vitit të kaluar dhe ofron disa opsione për parashikimet sesi do të jetë viti 2018.
Në të gjitha kategoritë ku raporti ka përshkruar Shqipërinë, rezulton se nga nota 1 që është vlerësimi maksimal, vendi ynë merr notën 3 duke u rrjeshtuar në krah të vendeve ende në tranzicion për liritë politike dhe të drejtat njerëzore.
Raporti përshkruan në hollësi shumë nga ngjarjet politike të një viti më parë duke parashikuar se vendi ka mundësi të përparojë në dekmokraci, por edhe rrezikon të bjerë në autokraci nëse nuk luftohet gjerësisht korrupsioni dhe nëse nuk kryhen reforma të thella.

Sicred