KRYEFAQJA » LAJME » Futboll, Francesko Tahiraj, 22-vjeçari synon fanellën kuqezi

Futboll, Francesko Tahiraj, 22-vjeçari synon fanellën kuqezi

Ai është vetëm 22 vjeç por kjo nuk e ka penguar që të spikatë në një kampionat siç është ai i Sllovenisë, duke u shndërruar në një lojtar kyë për skuadrën e tij, Alumijin, por edhe duke vënë kandidaturën për një fanellë kuqezi. Françesko Tahiraj, talenti vlonjat që ka dalë nga akademia e Juventusit, por është transferuar në Slloveni, ka bërë ndeshje mjaft të mira dhe renditet si golashënuesi i dytë në kampionatin slloven. “Jam i lumtur me veten dhe ecurinë time në Slloveni” – ka deklaruar futbollisti me origjinë nga Vlora, duke folurn për mediat vendase. “Renditem i dyti në listën e golashënuesve dhe normalisht që kjo më kënaq.” Tahiraj e ka të qartë se nuk do të qëndrojë gjatë në Slloveni dhe konfirmon se ka marrë oferta të shumta dhe shpreson që të kalojë në një klub më të fortë e në një kampionat elitar në Evropë. “Këtu në Slloveni nuk është kampionat i dobët” – ka deklarua Lojtari 22-vjeçari, madje të jep mundësi të ecësh përpara. Por duhen bërë ndeshje të mira që të ecësh. Kam shumë oferta nga jashtë Sllovenisë. Nuk ka emra konkrete, por më duan  në Poloni, Zvicër e Kroaci”. Në fund, Tahiraj i jel një sinjal të qartë trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi, duke besuar se ai do t’ia japë një shans në ekipin përfaqësues. Duke përmendur minutazhin dhe golat, vlonjati i kërkon drejtpërdrejt Panuçit që ta ftojë në përfaqësuese, teksa thotë: “E kam ëndërr fëmijërie që të luaj me Kombëtaren dhe mendjen e kam atje. Duke parë se asnjë nuk ka statistika si unë, me 1500 minuta, nëntë gola e 4 asiste, pse jo të mos jem edhe unë?! Do ishte një ëndërr e bërë realitet për mua dhe në këtë moment po kaloj një moment mjaft të mirë”, përfundoi 22-vjeçari vlonjat Françesko Tahiraj.

Sicred