KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë: Vijon fushata presidenciale Makron-Le Pen

Francë: Vijon fushata presidenciale Makron-Le Pen

Kandidati për president të Francës, Emanyel Makron, tha se Bashkimi Evropian duhet të reformohet ose do të përballet me mundësinë e largimit të Francës. Makront tha se ai është pro-evropian dhe se mbron idenë evropiane, duke besuar se Evropa është jashtëzakonisht e rëndësishme për popullin francez dhe vendin e tij në globalizim. Por, në të njëjtën kohë, duhet të përballemi me realitetin, t’i dëgjojmë njerëzit, të dëgjojmë faktin se ata janë shumë të zemëruar që BE-ja nuk është më e qëndrueshme, tha ai. Makroni, kandidat i qendrës, do të përballet në balotazhin e 7 majit me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila ka arritur sukses me retorikën anti-BE dhe ka premtuar se do të mbajë referendum për anëtarësinë e Francës në bllok. Kandidatja nga radhët e Frontit Nacional deklaroi se monedha euro është e vdekur dhe se Franca doemos duhet të kthejë valutën e frangës. Kontrolli i valutës është faktori kyç që mundëson zbatimin e proçeseve ekonomike. Euroja si valutë e përbashkët është barrë e madhe për Francën, tha zonja Le Pen e cila po tregohet mjaft aktive këto ditë të mbetura të fushates.

Sicred