KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, vajza me sindromën down prezanton motin

Francë, vajza me sindromën down prezanton motin

Melanie Segard është një 21 vjeçare dhe është me sindromën down. Por ëndrra e saj u përmbush kur një televizion francez i dha mundësinë që ajo te prezantoje motin drejtpërdrejtë. Për te plotësuar dëshiren e saj, federata e shoqatave që lobojnë për një përfshirje më të mirë në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara, e quajtur “Unapei”, nisi një fushatë në Facebook “Melania mund ta bëjë”, e cila u mbështet nga 200.000 njerëz. “Unë jam ndryshe, por dua t’ju tregoj të gjithëve që edhe unë mund t’i bëj gjërat ndryshe”, ka thënë Melania. Ajo fillimisht u trajnua 4 ditë nga një Ekip i motit në Francë, duke përfshirë edhe këshilla që ajo të dalë para “Green Screen”, dhe të jetë e lirë në prezantim. France 2, ishte i vetmi televizion që pranoi t’i ofrojë këtë mundësi Melanias, dhe t’i realizohet një ndër ëndrrat e saj më të mëdha.

Sicred