KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë; Sulm pranë xhamisë
Francë, Sulm, pranë xhamisë

Francë; Sulm pranë xhamisë

Tetë persona u plagosën nga të shtënat me arme zjarri jashtë një xhamie në Francën jugore, konfirmuan zyrtarët e sigurisë. Besimtarët që po dilnin nga xhamia Arrahma në qytetin Avinjon u sulmuan gjatë natës nga dy persona të maskuar. Të dyshuarit që mbanin një pistoletë dhe një armë gjahu, dolën nga një makinë Renault Clio përpara se të hapnin zjarr mbi turmën. Policia tha se nuk po e trajton incidentin si sulm terrorist por më tepër si larje hesapesh mes grupeve të të rinjve. Katër persona u plagosën përpara xhamisë ndërsa 4 të tjerë, pjesëtarë të një familjeje, moren plagë nga të shtënat ndërkohe që ndodheshin në apartamentin e tyre pak metra larg vendngjarjes.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com