KRYEFAQJA » LAJME » Francë, shtyhet vendimi për Haradinajn
Francë, shtyhet vendimi për Haradinajn

Francë, shtyhet vendimi për Haradinajn

Gjykata e Apelit në Kolmar të Francës e shtyu për në 6 prill vendimin për ish komandantin e UÇK dhe kreun e AAK Ramush Haradinaj, i akuzuar nga Beogradi për krime lufte. Më parë kjo gjykatë kishte kishte lajmëruar se vendimi mbi ekstradimin ose jo të ish-kryeministrit të Kosovës, do të jepe të enjten më 2 mars.
Vetë Haradinaj dhe avokati i tij kishin shprehur shpresën se ai do të lirohej. Sipas tyre fletë-arrestet serbe tashmë kur Kosova është shtet më vete nuk kanë asnjë vlerë, ndërsa më parë zoti Haradinaj ka dalë i pafajshëm nga dy proçese gjyqësore ndërkombëtare.  “Nikoliç, Vuçiç e Daçiç kanë qenë pjesë e strukturave të Millosheviçit, që u kanë shkaktuar tragjedi popujve të Ballkanit, prej Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk ka dalë përpara ndonjë gjykate, qoftë ajo vendore apo ndërkombëtare. Ndërsa unë kam kaluar para një gjykate ndërkombëtare e cila e ka filtruar, pra e ka dhënë pafajësinë time, për luftën gjatë vitet 1998-1999” citohet të ketë thënë zoti Haradinaj.

Sicred