KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë – Rikthehet frika e sulmeve terroriste

Francë – Rikthehet frika e sulmeve terroriste

Rikthehet në Francë frika e sulmeve terroriste. Vetëm pak minuta pas shpërthimit të një zarfi bombë, të shtëna me armë janë dëgjuar në një shkollë në Grasse, ku sipas policisë kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtori i shkollës dhe një nxënës. Autoritetet bëjnë me dije se kanë njoftuar që të gjithë banorët të qendrojnë në shtëpi. Mediat raportojnë se i dyshuari është arrestuar ndërsa dyshohet se një tjetër është në arrati. I arrestuari është një 17 vjeçar i cili i armatosur me një pushkë dhe tre granata hyri në shkollë dhe nisi të qëllonte ndaj drejtorit. Forca të shumta të policisë përfshirë edhe ata të antiterrorizmit ishin në vendngjarje. Autoritetet konfirmuan me pas se incidenti nuk kishte lidhje me terrorizimin. Të shtënat kishin të bënin me një sherr mes studentëve.

Pak minuta pas të shtënave një tjerër shpërthim tronditi Parisin pasi një zarfë bombë shpërtheu në ndërtesën e Fondit monetar ndërkombëtar pranë Harkut të Triumfit. Shefja e FMN-së, Kristin Lagard, e dënoi sulmin duke e quajtur “akt frikacak të dhunës”. Franca ndodhet në një nivel të lartë të gjendjes së emergjencës pasi vetëm një vit më parë disa sulme terroriste tronditen vendin duke vrarë me qindra jetë njerëzish të pafajshëm.

Sicred