KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, refuzohet akreditimi për dy gazetarë rusë

Francë, refuzohet akreditimi për dy gazetarë rusë

Ekipi i fushatës së kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron nuk ka pranuar të akreditojë gazetarët e dy agjencive ruse Russia Today dhe Sputnik, pasi Macroni dekalrois e mediat shtetërore ruse kanë publikuar informacione të pasakta për te. Ministria e Jashtme ruse tha se mosakreditimi i këtyre mediave është “diskriminim i qëllimshëm ndaj mediave ruse nga kandidati për president i një shteti, i cili historikisht ka qenë vigjilent kur behet bërë fjalë për lirinë e shprehjes”. Sputinik dhe Russia Todai janë krijuar nga Kremlini, si media për të huajt. Por nje zëdhënës i Macronit, i ka përshkruar këto media si entitete të cilat shpërndajnë propagandën shtetërore ruse dhe lajme të rreme. Në shkurt, zoti Macron e akuzoi Kremlinin për fushatë kundër tij, përmes mediave shtetërore. Por pa përmendur emra. Po ashtu një grup për siguri kibernetike, javën e kaluar tha se fushata e Macronit është sulmuar nga një grup hakerësh rusë. Moska ka mohuar se po perpiqet të ndërhyjë në zgedhjet presdienciale franceze.

Sicred