KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, polemika për një projektligj të ri për imigracionin
Francë, polemika për një projektligj të ri për imigracionin

Francë, polemika për një projektligj të ri për imigracionin

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar një projektligj të ri për imigracionin, i cili shtrëgon rregullat e azilit. Projektligji, i cili shkurton afatet e aplikimimit për azil, parashikon dyfishimin e kohës gjatë së cilës migrantët e paligjshëm mund të mbahen të ndaluar, si dhe një vit burg për personat që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Francë. Partia qeverisëse e Presidentit Emanuel Makron, “Republika në Marsh”, thotë se drafti do të përshpejtojë procesin përmes të cilit pretendohet azili. Por opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut janë shprehur se masat kanë kaluar kufinjtë. Drafti u miratua me 228 vota pro ndaj 139 kundër, dhe 24 abstenimeve. Deputetët e “Frontit Kombëtar” të ekstremit të djathë e mbështetën atë, ndërsa partitë e krahut të majtë votuan kundër. Projektligji pritet të diskutohet nga Senati në muajin qershor.

Sicred