KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë: Macron fiton zgjedhjet

Francë: Macron fiton zgjedhjet

Kampi i Presidentit Emmanuel Macron fitoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare të marrë një shumicë të qartë. Partia e Macronit dhe aleatët e saj kapën mbi 32% të votave. Por për shkak të sistemit mazhoritar kampi i Macronit megjithatë mund të arrijë të marrë 400 prej 577 mandateve për deputetë. Rezultati përfundimtar pritet vetëm pas raundit të dytë të votimit, pas një jave. Pjesëmarrja në zgjedhje megjithatë ishte mjaft e ulët. Zgjedhjet konsiderohen një test vendimtar për Presidentin 39 vjeçar. Përfundimi i tyre do të përcaktojë mbështetjen parlamentare të Macronit për vënien në jetë të planeve të tij ambicioze reformuese. Deri tani, partia e Macronit nuk përfaqësohet në parlament. Me një shumicë absolute në Asamblenë Nacionale Macroni ka hapësirë të gjerë veprimi për ligjet që dëshiron të miratojë, për ta vënë në lëvizje ekonominë franceze. Plani më ambicioz i tij është zhdërvjelltësimi i legjislacionit të punës. Votat u dhanë në 577 zona zgjedhore. Për t’u zgjedhur në raundin e parë, një kandidat duhet të marrë të paktën 50 përqind të votave. Nëse këtë nuk e arrin asnjë kandidat, në zgjedhjet e balotazhit në 18 qershor marrin pjesë të gjithë ata kandidatë që kanë arritur të marrin në raundin e parë të paktën 12,5 përqind të votave.

Sicred