KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, lumi Sena del nga shtrati
Rriten prurjet në Sena, shtohet alarmi në Paris

Francë, lumi Sena del nga shtrati

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Senë, për shkak të shirave të dendura në kryeqytetin e Francës, Paris, janë mbyllur shtatë stacione të trenave të periferisë. Në një deklaratë të bërë nga Administrata Hekurudhore e Francës, theksohet se për shkak të shirave të dendur niveli i ujit në lumin Senë në kryeqytet është rritur tej mase. Më tej theksohet se niveli i ujit ditën e premte do të arrijë nivelin maksimal, ndërsa si kundërmasë janë mbyllur shtatë stacione të linjës hekurudhore të trenit periferik C. Në deklaratë bëhet e ditur se niveli i ujit ka arritur në 5,7 metra, ndërsa ka gjasa që ai të tejkalojë nivelin e arritur në 6,10 metra në vitin 2016.

Sicred