KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, jep dorëheqjen ministri i mjedisit

Francë, jep dorëheqjen ministri i mjedisit

Gjatë një interviste radiofonike, ministri francez i Mjedisit Nicolas Hulot njoftoi sot dorëheqjen e tij. Shkak për këtë ai përmendi zhgënjimin nga mungesa e progresit në lidhje me synimet klimatike dhe mjedisore. Hulot tha se vendimi që kishte marrë mbrëmjen e së hënës ishte rezultat i akumulimit të zhgënjimeve në lidhje me pamjaftueshmërinë e hapave e nevojshme në përballjen me ndryshimet klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe adresimin e kërcënimeve të tjera mjedisore. Në një  intervistë për radion France Inter, Hulot, një ish moderator televizioni dhe aktivist mejdisor, tha se nuk e kishte njoftuar presidentin Emanuel Makron për dorëheqjen e tij. Pas këtij njoftoimi, zëdhënësi i qeverisë, Benjamin Griveaux,  u shpreh se i vinte keq për largimin e Hulot. – Nuke kuptoj përse po largohet kur kemi arrritur kaq shumë suksese që I atribuohen atij, – u shpreh Griveaux. – Nuk i fitoi të gjitha betejat e tij për kështu funksionon për ministrat, – vijoi ai.ndërkohë, Hulot njoftoi l;argimin e tij pasi qeveria bëri të ditur se do të lehtësonte masat kunëdër gjuetisë. Në intervistë e tij për radion France Inter, ai e vuri theksin tek hapat e vogla të ehdhura nga Franca dhe kombet e tjera për ngadalësimin e ngrohjes globale dhe paralajmëroi shkatërrimin e biodiversitetit.

Sicred