KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, Ish presidenti Sarkozy lirohet nga paraburgimi

Francë, Ish presidenti Sarkozy lirohet nga paraburgimi

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është vendosur nën hetim formal mbi akuzat se ka marrë financime për fushatën presidenciale nga ish-udhëheqësi i vrarë i Libisë, Muammar Gaddafi. Ai po hetohet për financim të paligjshëm të fushatës, shpërdorim të fondeve publike libiane dhe korrupsion pasiv. Sarkozy u lirua të mërkurën pas dy ditëve marrjeje në pyetje mbi financimin e fushatës së suksesshme presidenciale të vitit 2007. Megjithatë, 63-vjeçari Sarkozy mohon të ketë shkelur ligjet. Ai thotë se akuzuesit libianë po kërkojnë “hakmarrje” ndaj vendimit të tij për të dërguar avionët luftarakë francezë gjatë trazirave që rrëzuan Gaddafin në vitin 2011. Politikani i qendrës së djathtë dështoi në përpjekjen e tij për t’u rikthyer në pushtet në vitin 2012, duke humbur përballë socialistit të asaj kohe, François Hollande. Në vitin 2013, Franca nisi një hetim mbi akuzat se fushata e Sarkozysë përfitoi miliona euro financime të paligjshme nga Gaddafi. Sarkozy u arrestua në vitin 2014 pas një tjetër hetimi për abuzime me financat e fushatës së tij, hera e parë kjo që i ndodhte një ish-presidenti francez.

Sicred