KRYEFAQJA » LAJME » Francë, gjendet piktura e vjedhur
Francë, gjendet piktura e vjedhur

Francë, gjendet piktura e vjedhur

Tabloja e zbuluar nga dogana në pjesën e bagazheve të një autobusi të parkuar në një zonë në rajonin e Parisit, mund të jetë vepra e Edgar Degas, e vjedhur në fund të 2009 në Marsejë. ”Të gjitha te dhenat të lënë të kuptosh se bëhet fjalë për ‘Koristët’, një vepër e Edgar Degas”, sipas doganës. Agjentët e saj zbuluan një tablo që mund të ishte e piktorit të famshëm impresionist, në pjesën e bagazheve të një autobusi të parkuar në zonën Senë-Marne, gjatë një kontrolli. Asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk mori përsipër pronësinë e veprës së zbuluar. ”Koristët”, të quajtur gjithashtu ”Figurantët” është një vepër në pastel me përmasa 32×27 centimetra e vitit 1877. Piktura paraqet një grup koristësh me kostume duke kënduar në skenën e operas. Vepra u zhduk para 9 vitesh, pa lënë asnjë gjurmë. Tabloja vlerësohet mes vlerës 800 000 deri në 30 milionë euro.

Sicred