KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, financimet e paligjshme, Sarkozi shoqërohet në polici
Francë, financimet e paligjshme, Sarkozi shoqërohet në polici

Francë, financimet e paligjshme, Sarkozi shoqërohet në polici

Ish-Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi është shoqëruar nga policia, si shkak i një hetimi ndaj tij për financim të paligjshëm të fushtatës elektrale të vitit 2007. Sarkozi akuzohet se fushtata është financuar me para që vinin nga Libia. Ish-presidenti francez mendohet se ka përfituar 50 milionë euro nga lideri i atëhershëm libian Muammar Gaddafi, pretendim që është mohuar nga Sarkozy.
Sarkozy është marrë në pyetje nga zyrtarët e policisë së Nanterrës në perëndim të Parisit mëngjesin e kësaj të marte, si pjesë e një hetimi 5-vjeçar mbi pretendimet për keqpërdorim të pushtetit, falsifikim, shpërdorim të parave publike dhe pastrim të parave.
Në vitin 2012, portali investigativ francez “Mediapart”, publikoi dokumenta të cilat sugjeronin se Libia kishte paguar deri në 50 milionë euro për fushatën e Sarkozy. Ish-presidenti i ka mohuar pretendimet për financim të jashtëligjshëm, duke i konsideruar si “të shëmtuara”. Përveç këtij rasti, Sarkozy është në gjykim edhe për një tjetër çështje lidhur me financimin e fushatës së tij të dështuar të vitit 2012, ku ai u mposht nga François Hollande.
Sipas të përditshmes “Le Monde”, e cila raportoi këtë lajm, Sarkozy mund të qëndrojë në polici për 48 orë dhe në fund të këtij afati, ai mund të vendoset nën hetim zyrtar, gjë që tregon se ndaj ish-presidentit francez mund të ketë prova konkrete për financim të jashtëligjshëm të fushatës.

Sicred