KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, fëmijët do të nisin shkollën 3 vjeç

Francë, fëmijët do të nisin shkollën 3 vjeç

Fëmijët francezë do të fillojnë shkollën në moshën 3 vjeçare dhe jo më në moshën 6 vjeç. Kjo është një prej reformave të paralajmeruara te presidentit francez Emanuel Makron i cili thote se ndryshimi eshte nje risi te cilen duhet ta ndjekin edhe vendet e tjera evropiane.
Por kjo do te ndikoje vetem tek nje numer i vogel femijesh, pasi shumica e familjeve franceze tashme kane zgjedhur qe ti dergojne femijet ne çerdhe ne kete moshe. Sipas shifrave qeveritare, vetem 2.4 përqind e femijeve nuk jane regjistruar ne moshen 3 vjec.
Makron thote se ndryshimi ka per qellim zvogelimin e pabarezise ne arsim, pasi prinderit ne zonat me te varfra te Frances dhe ne territoret e huaja, kane me pak gjasa te dergojne femijet e tyre ne çerdhe. “Le Monde” shkruan se ne Paris, 93 përqind e 3-vjeçareve jane te regjistruar, por shifra eshte shume me e ulet ne disa territore jashte shtetit.”Shpresoj qe me kete reforme, qe nga fillimi i vitit shkollor 2019, te korrigjojme kete diference te papranueshme”, tha Makron i cili sqaroi ligjin e ri permes nje konference.
Ne vende te tjera te Europes, mosha se kur femijet duhet te fillojne shkollat varion. Ne Irlanden e Veriut shkolla nis ne moshen 4 vjeçare, 5 vjeç e nisin femijet ne Angli, Qipro, Malte, Skoci e Uells. Ndersa ne moshen 6 vjeçare e nisin vendet si Austria, Kroacia, Belgjika, Gjermania, Spanja, Turqia, etj. Ne moshen 7 vjec eshte Bullgaria, Polonia, Estonia, Serbia, Suedia, Finlada, letonia, etj. Ka shume debate se kur femijet duhet te fillojne arsimin. Sipas nje studimi te botuar ne 2015, femijet qe filluan shkollen me vone, kishin me pak gjasa te ishin te pavemendshem ne mesim ose hiperaktive ne klase. Finlanda, Polonia dhe Estonia jane tre nga vendet me te sukseshme ne Evrope, te cilet kane nje sistem arsimi ku femijet futen ne shkolle ne moshen 7 vjeçare. Por femijet e ketyre vendeve zakonisht kane qene ne çerdhe e kopshte ku kane mesuar permes lojrave.

Sicred