KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Emigranti hero, ngjitet 5 kate për të shpëtuar fëmijën

Emigranti hero, ngjitet 5 kate për të shpëtuar fëmijën

Një emigrant nga Mali është heroi i ditës në Francë pasi ngjiti pa asnjë lloj mbrojtje katër kate të një ndërtese të Parisit për të shpëtuar një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni. Pamjet filmike të ngjitjes spektakolare të Mamoudu Gassama dhe kapjes se fëmijës duke i shpëtuar jetën, janë përhapur me shpejtësi në mediat sociale. Brenda më pak se një minute, i riu 22-vjeçar është kacavjerrë nga një ballkon në tjetrin duke mbërthyer në kohë fëmijën që fqinji i tij mezi po arrinte ta mbante. Mamoudou ishte duke ecur në rrugë kur pa turmën e njerëzve të mbledhur poshtë pallatit e më pas të miturin që mund të rrezohej nga moment në moment. Ai nuk u mendua gjatë, por nisi menjëherë të ngjitej, edhe pse ishte shumë e rrezikshme. I pyetur se çfarë e shtyu të vepronte ashtu, u përgjigj: “Ishte një fëmijë atje lart, nuk mund ta lija, duhet ta shpëtoja. Presidenti Macron e ka ftuar 22-vjeçarin në Pallatin Elize për ta falenderuar personalisht. Falenderime i përcolli më herët edhe kryetarja e Bashkisë së Parisit, e cila tha se Mamoudou kishte mbërritur nga Mali disa muaj më parë me shpresën e një jete më të mirë në Francë. Qyteti i Parisit, shtoi ajo, do të jetë padyshim i prirur që ta ndihmojë në përpjekjet e tij. Raportet në mediat franceze tregojnë se prindërit e fëmijës nuk ishin në shtëpi kur ndodhi incidenti. E ëma gjendej jashtë qytetit, ndërsa i ati është marrë në pyetje nga policia mbi arsyet që e shtynë ta linte fëmijën vetëm.

Sicred