KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FRANCË, DORËHIQET MINISTRJA E SPORTIT

FRANCË, DORËHIQET MINISTRJA E SPORTIT

Presidenti francez Emmanuel Macron u godit nga dorëheqja e dytë brenda një jave, kur pas ministrit të mjedisit, Nicolas Hulot, dha dorëheqjen edhe ministrja e sportit Laura Flessel, ish- kampione e vendit, e cila ishte caktuar për të mbikqyrur përgatitjet për Olimpiadën 2024, që do të zhvillohet në Paris. Sipas një burimi pranë ministres, për AFP deklaroi se arsyet e largimit të saj  ishin se ajo dëshironte të kishte më shumë mundësi për të vepruar lirisht dhe në një mënyrë tjetër. Vendimi i saj nuk është i lidhur aspak me çështjet buxhetore, duke iu referuar tensioneve mbi financimin e shtetit për Olimpiadën e vitit 2024. Ajo do të zëvendësohet nga Roxana Maracinanu, fituese e medaljes së argjendë në Olimpiadën e 2000 në Sydney dhe kampione bote në 1998.

Sicred