KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, dita e fundit e emergjencës
Francë, dita e fundit e emergjencës

Francë, dita e fundit e emergjencës

Sot është dita e fundit e gjendjes së emergjencës në Francë, e vendosur pas sulmeve terroriste në Paris në nëntor 2015, ku 139 persona humbën jetën. Dekreti i emergjencës do të zëvendësohet nga ligji i ri i nënshkruar nga presidenti Emmanuel Macron, që i jep autoriteteve kompetencat për t’u marrë me kërcënimet terroriste ndërkohë që mbrojnë të drejtat e qytetarëve. “Një premtim i mbajtur, po i japim fund gjendjes së emergjencës dhe po përforcojmë sigurinë për qytetarët tanë”- shkroi presidenti Macron në Twitter. Sidoqoftë, për kryeministrin francez, kërcënimi terrorist në vend mbetet i madh edhe pse gjendja e emergjencës merr fund sot. Deputetët francezë amenduan draftin e projektligjit që të gjitha kompetencat e reja të skadojnë automatikisht në fund të vitit 2020. Kritikë të ligjit të ri thonë se vendi do të mbetet në një gjendje të përhershme emergjence, ndërkohë që miratimi nxiti jo pak debate në parlamentin francez, ku u ngritën shqetësimet se ligji do të përdoret për të persekutuar pakicat sidomos myslimanët.

Sicred