KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë: Cazeneuve kryeministër, Le Roux ministër i Brendshëm

Francë: Cazeneuve kryeministër, Le Roux ministër i Brendshëm

Bernard Cazeneuve, ministri i Brendshëm francez, është kryeministri i ri. Ai zëvendëson kryeministrin e dorëhequr Manuel Valls, kandidat për zgjedhjet parësore të Partisë Socialiste të Francës. Lajmi është bërë i ditur nga Elizeu.

Valls ka dhënë dorëheqjen sot pak para orës 9 të mëngjesit, pas arritjes në pallatin presidencial ku e priste presidenti francez François Hollande.

Bruno Le Roux, që deri më sot mbulonte detyrën e kryetarit të grupit të Partisë Socialiste në parlamentin francez, është emëruar nga presidenti Hollande ministër i Brendshëm në vendin e Bernard Cazeneuve.

Sicred