KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, burgjet në grevë

Francë, burgjet në grevë

Një seri sulmesh ndaj rojeve të burgut nga të burgosurit në institucionet anembanë Francës kanë çuar në një grevë mbarëkombëtare në vend. Sindikatat kanë premtuar një “bllokadë totale” të burgjeve , pasi mosmarrëveshja e tyre me qeverinë mbi përmirësimet e sigurisë dhe rritjen e pagave hyn në javën e saj të dytë. Ministri francez i drejtësisë Belloubet tha se do të takohet me krerët e sindikatave në përpjekje për t’i dhënë fund krizës. Javën e kaluar, sindikatat hodhën poshtë propozimet e qeverisë për t’i dhënë fund grevave. Rojet në burgjet anembanë vendit, përfshirë institucionet e sigurisë së lartë janë ftuar të marrin pjesë në protesta të mbështetura nga bashkimi CGT i Francës, forca Ouvriere (FO) dhe Bashkimi i Drejtësisë Ufap-Unsa. Ministria franceze e drejtësisë ka nxitur përfaqësuesit e sindikatave që të “rifillojnë dialogun menjëherë”, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjitha palëve për të siguruar funksionimin e burgjeve. Greva vjen pasi një numër i madh gardinaësh u plagosën gjatë trazirave në disa burgje. Javën e kaluar, tre oficerë u sulmuan në burgun e Fresnes, i cili ndodhet në jug të Parisit. Të dielën, dy roje burgu kërkuan trajtim mjekësor pasi u sulmuan në një qendër burgimi në burgun Longuenesse, pranë Calais, sipas zyrtarëve të burgut. Aktualisht, shërbimi i burgjeve punëson 28,000 roje në 188 institucione që mbajnë rreth 78,000 të burgosur.

Sicred