KRYEFAQJA » LAJME » Francë-Argjentinë, finale e parakohshme

Francë-Argjentinë, finale e parakohshme

Më 30 qershor 1998, Argjentina u përball me një tjetër skuadër të madhe në një mbërmje dramatike dhe të paharrueshme por për fazën e 1/8. Kundër Anglisë në St. Etienne, bardhekaltërit dolën 2-2 dhe arritën të kualifikohen pasi fituan 4-3 me 11 metërsha. Në një tjetër 30 qershor, njëzet vjet më vonë, a do të shohim një tjetër lojë me cilësi të tillë dhe plot dramacitet?

Kjo është hera e tretë që Franca dhe Argjentina takohen në Kupën e Botës. Takimi i parë ishte në fazën e grupeve në Uruguaj në 1930. Bardhekaltërit fitojnë 1-0 në Montevideo. 48 vjet më vonë, në 1978 argjentinasit mposhtin sërish Francën 2-1. Ndeshja e së shtunës ndërmjet Francës dhe Argjentinës do të jetë ndeshja e parë në Rusi 2018 midis dy skuadrave që kanë fituar më parë Kupën e Botës. Pas kualifikimit, te Argjentina është rikthyer besimi. Ata sërish besojnë te cilësitë individuale të Lionel Mesit.

Blutë e Francës do të mbajnë sytë të mbërthyer te Lionel Messi. Mbrojtësi francez Kimpembe tha se: Te Argjentina vërtet sulmuesit janë shumë të rrezikshëm si Messi, Higuain, Aguero dhe Di Maria por ata kanë treguar edhe disa dobësi në mbrojtje. “Unë nuk mendoj se ka dikush në këtë Tokë që mund të gjejë ilaçin për Lionel Messin. Ne e dimë se ai është një lojtar i madh. Nuk mendoj se dikush mund ta ndalojë atë vetë, por do të jetë një përpjekje kolektive dhe të gjithë do të shohin se çfarë do ndodhë të shtunën”. Trajneri Deshamp bëri 6 ndryshime në skuadër kundër Danimarkës. Ndaj ka më shumë lojtarë të freskët. Ata i janë rikthyer stërvitjes për përballjen me Francën.

Sicred