KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, alarm portokalli nga temperaturat ekstreme

Francë, alarm portokalli nga temperaturat ekstreme

Në dy të tretat e territorit të Francës është aktivizuar alarm portokalli për shkak të temperaturave tepër të larta. Instituti Meteorologjik i Francës ka njoftuar se nga 95 rajonet administrative të Francës, në 66 prej tyre, mes tyre edhe ne Paris, është ndezur alarmi portokalli, i cili është niveli i dytë më i lartë nga katër nivelet sa ka alarmi. Në disa vende, temperaturat kanë arritur deri në 38 gradë, kurse pritet që rritja të vazhdojë deri të enjten për të shkuar në 40 gradë. Qeveria franceze ka kërkuar marrjen e disa masave për mbrojtjen e fëmijëve në çerdhe dhe shkolla, për shkak të temperaturave të larta që më së shumti përfshijnë rajonet perëndimore dhe jugore të vendit. Franca ka popullsi të lartë të të moshuarve dhe çdo vit ka shënuar vdekje të shumta për shkak të temperaturave të larta.

Sicred