KRYEFAQJA » LAJME » Francë 2019: Shorti për grupet kualifikuese të botërorit të femrave
Francë 2019: Shorti për grupet kualifikuese të botërorit të femrave

Francë 2019: Shorti për grupet kualifikuese të botërorit të femrave

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti per ndeshjet kualifikuese për botërorin e femrave për zonën UEFA, Francë 2019, që do të mbahet nga 1 qershori deri me 30 qershor 2019. Në short merrnin pjesë kombëtaret e 35 vendeve. 30 ishin kualifikuar drejt për drejt për këtë tur dhe 5 nga turi paraeliminator në të cilin u kualifikua edhe kombëtarja e jonë. Vajzat e rejtuara nga trajneri Armir Grimaj u rendit e para në Grupin 2 me 7 pikë duke lënë pas Greqinë, Maltën dhe Kosovën.

Kombëtaret pjesëmarrëse u ndanë në 5 vazo, A, B, C, D dhe E. Ato janë si më poshte:
Vazo A: Gjermani, Angli, Norvegji, Suedi, Spanjë, Zvicër dhe Itali.
Vazo B: Holandë, Islandë, Skoci, Danimarkë, Austri, Belgjikë dhe Rusi.
Vazo C: Finlandë, Ukrainë, Uells, Rumani, Poloni, Rep. Çeke dhe Irlandë.
Vazo D: Portugali, Serbi, Hungari, Bosnje, Biellorusi, Sllovaki dhe Slloveni.
Vazo E: Irlandë e Veriut, Kroaci, Izrael, Kazakistan, Shqipëri, Ishujt Faroe dhe Moldavi.
Keto kombëtare u përcaktuan në vazo në bazë të koefiçentit të UEFA-s.

Me anë të shortit u përcaktuan grupet kualifikuese. Janë shtatë grupe që kanë nga 5 skuadra secila. Ja dhe grpet kualifikuese:

Grupi 1: Angli, Rusi, Uells, Bosnje dhe Kazakistan
Grupi 2: Svicër, Skoci, Poloni, Biellorusi dhe Shqipëri
Grupi 3: Norvegji, Holandë, Irlandë, Sllovaki dhe Irlandë e veriut
Grupi 4: Suedi, Danimarkë, Ukrainë, Hungari dhe Kroaci
Grupi 5: Gjermani, Islandë, Republika Çeke, Slloveni dhe Ishujt Faroe
Grupi 6: Itali, Belgjikë, Rumani, Portugali dhe Moldavi
Grupi 7: Spanjë, Austri, Finlandë, Serbi dhe Izrael

Shtatë fitueset e grupit kualifikohen për në Francë. Katër vendet e dyta që kanë rezultate më të mira kundër vendit të parë, të tretë dhe të katërt në grup kanë të drejtë të luajnë në play-off, që do të zhvillohet me dy ture (gjysmëfinale dhe finale). Ndeshjet do të jenë me vajtje dhe kthim (tetot-nëntor 2018) dhe nxjerrin kombetaren e fundit europiane që shkon në Francë.

Ndeshjet e grupeve fillojnë me 11 shtator 2017 dhe përfundojnë me 4 shtator 2018. Gjysmëfinalet e play-off-it luhen nga data 1-9 tetor 2018. Finalja e play-off-it luhet me 5 dhe 13 nëntor 2018.

Sicred