KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca synon të ndalojë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë
Franca synon të ndalojë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë

Franca synon të ndalojë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë

Ministri francez i Mjedisit, Nikolas Hylot, deklaroi një synim tepër ambicioz dhe ndoshta të parin në botë për mbrojtjen e mjedisit. “Qëllimi ynë është që deri në vitin 2040 prodhuesit e automjeteve të ndalojnë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë”, deklaroi ai. Duke njoftuar planin pesëvjeçar për nxitjen e përdorimit të energjisë së pastër, ministri tha se prodhuesit e makinave franceze kanë projekte që mund ta përmbushin këtë premtim. Njoftimi i tij vjen një ditë pasi prodhuesi suedez i automobilave “Volvo” u bë kompania e parë e madhe e makinave, e cila premtoi se do t’i braktisë makinat me motor me djegie të brendshme. Ministri tha se Franca do të ndalojë në vitin 2022 edhe prodhimin e energjisë nga termocentralet, të cilat aktualisht japin 5 për qind të energjise së përgjithshme.

Sicred