KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca shton sigurinë për finalen e botërorit

Franca shton sigurinë për finalen e botërorit

Autoritetet franceze kanë vendosur të angazhojnë rreth 110,000 forca të policisë dhe sigurimit këtë fundjavë për të siguruar rrugët kryesore, gjatë dhe pas ndeshjes finale Francë-Kroaci. Vendi është vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur nga ekstremistët gjatë viteve të mëparshme, pasi duke filluar nga 2015, kanë humbur jetën 246 njerëz. “Gjithçka po bëhet në mënyrë që francezët të mund të jetojnë këto momente festive në paqe mendore, pavarësisht kërcënimit terrorist që mbetet në një nivel të lartë”, tha të premten Ministri i Brendshëm Zherard Kolomb. Në Paris dhe në rrethinat e afërta, do të jenë në gatishmëri 12,000 forca policie gjatë fundjavës, e 3,000 qendra mjekësore emergjente. “Qëllimi është të garantojmë që kjo ngjarje të përjetohet e qetë e të mos prishet nga ndonjë tragjedi” – “tha shefi i policisë së Parisit Michel Delpuech. “Në mënyrë që të mos përsëriten ngarjet e 12 korrikut 1998, kur 1.5 milionë tifozë euforikë pushtuan Champs Elysees pasi Franca fitoi titullin e parë të Kupës së Botës, duke shkatuar trazira e dëme të mëdha. Ndryshe nga 20 vjet më parë, Franca tani jeton me rrezikun akut të sulmeve terroriste të xhihadit që kanë goditur vendin vazhdimisht. Kulla Eifel do të jetë e mbyllur për vizitorët, pasi në të do të vendoset një ekran gjigant për të parë ndeshjen finale. Në këtë zonë pritet të jenë rreth 90,000 njerëz. Në rastin e një fitoreje franceze, rreth 4,000 oficerë policie do të jenë në detyrë të dielën në Paris, pasi ata tashmë e kanë një eksperiencë të hidhur kur Franca siguroi një vend në finale. Qindra mijëra njerëz vërshuan nëpër rrugë duke shkaktuar trazira me orë të tëra, duke u përplasur edhe me policinë. Një mbështetje e madhe për kombëtaren e Francës ka ardhur edhe nga presidenti i vendit, Emanuel Makron. “Ne kemi një skuadër të bukur në Rusi, e cila do të ketë mbështetej e gjithë popullit francez në finale. Nuk do të bëj ndonjë parashikim, por e siguroj skuadrën se do të ketë prapa një vend të tërë, megjithë forcën dhe entuziazmin e tij. Uroj që futbollistët të luajnë edhe ndaj kroacisë me atë dëshirë dhe shpirt gare, si në të gjitha ndeshjet e mëparshme, që të sjellin në Francë, trofeun e dytë të Kupës së botës”.

Sicred