KRYEFAQJA » LAJME » Franca në Kupën e Botës, një nga skuadrat pretendente për trofeun
Franca në Kupën e Botës, një nga skuadrat pretendente për trofeun

Franca në Kupën e Botës, një nga skuadrat pretendente për trofeun

Franca shkon në Kupën e Botës si një nga skuadrat pretendente për trofeun. kombëtarja e De Shamp kërkon të harrojë dhimbjen e finales së humbur në evropian e 2016, atë me Portugalinë. Shpresat për kupën e botës janë të larta po të shikosh se në përbërje ka lojtarë mjaft të mirë, që luajnë në klubet më me emër të Evropës. E ndodhur në grupin C, presioni mbi skuadrën e Didië Deschamps rritet kur në ndeshjen e parë në 16 qershor do të përballet me Australinë, e më pas vijnë dy ndeshjet e tjera me Perunë dhe Danimarkën. Por duke parë këta kundërshtarë, duket se Franca është më me fat se në botërorët e tjerë, kur në grupe ka patur skuadra më të forta. Përpara se të përfundonin në krye të grupit kualifikues, Franca humbi në Suedi e më pas fitoi me Luksemburgun. Por duke parë kundërshtarët e tyre në grupin C, e sidomos duke u udhëhequr nga yjet Grizman e Mbape, duket se i kanë lënë pas dështimet dhe mendojnë vetëm për rezultatet pozitive. Danimarka e Kristian Eriksen mund të jetë kundërshtari më i fortë për Francën në grup, ndërsa Peruja do të jetë pa kapitenin Paolo Guerrero, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk e fali futbollistin pasi ai doli pozitiv në testin antidoping. Australia vjen në Rusi me një skuadër të plakur. Duke lënë pas demonët e së kaluarës, Franca duhet të dalë e para e grupit C. Sepse nëse del në vendin e dytë do t’i duhet të përballet me Argjentinën e Lionel Mesit që ndodhet në Grupin D. Gjithnjë nëse argjentinasit dalin të parët e grupit të tyre.

Sicred