KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca mund Kroacinë 4-2 dhe shpallet fituese e Kampionatit të 21 Botëror të Futbollit
Franca mund Kroacinë 4-2 dhe shpallet fituese e Kampionatit të 21 Botëror të Futbollit

Franca mund Kroacinë 4-2 dhe shpallet fituese e Kampionatit të 21 Botëror të Futbollit

Franca fitoi 4-2 ndaj Kroacisë duke u shpallur fituese e Kampionatit Botëror FIFA Rusi 2018. Takimi final mes tyre në Luzhniki Stadium të Moskës të dielën, përpara pak më shumë se 78 mijë tifozëve të zjarrtë, kishte vërtetë nota dramatike. Ndërsa kroatët sulmonin pa ndërerë dhe i kishin vënë francezët nën presion, në minutëne e 19′ Griezmann ekzekuton një goditjen e dënimi e cila devijohet nga Mandzukiç që shënon autogol. Por afro 10 minuta më vonë në të 29′ Perisiç godet me të majtën dhe barazon. Por në të 37′ Perisiç prek topin me dorë në zonë dhe arbitri Pitana pasi konsultohet me sistemin “VAR” akordon penallti për francezët e cila ekzekutohet mjeshtërisht nga Griezman.
Në pjesën e dytë Kroacia rrit presionin, por Franca shënon me Pogba dhe Mbape përkatësisht ne 59′ dhe 65′. Kroacia vazhon të luajë fort dhe në të 67′ Mandzukiç dinak, shfrytëzon një gabim trashanik të portierit francez Loris dhe rezultati ngushtohet 4-2. Pavarësisht përpjekjeve ky rezultat nuk ndryshoi dhe Franca u shpall fituese e Kampionatit të 21 botëror të futbollit. Për shikuesit shqiptarë ky kampionat u transmetua ekskluzivisht nga rrjeti i RTSH. vetën në platformën RTSH Tani në telefonat celularë kjo ndeshje u ndoq në Shqipëri nga 60 mijë abonentë.

Sicred