KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca fundos Uruguain, është e para në çerek-finale
Franca fundos Uruguain, është e para në çerek-finale

Franca fundos Uruguain, është e para në çerek-finale

Është Franca gjysmë-finalistja e parë e “Rusi 2018”, pasi galët kanë mundur Uruguain të premten pasdite me dy gola, të shënuar nga një për secilën pjesë loje, dhe kanë siguruar vendin midis 4 më të mirave të këtij Botërori. Në fakt, amerikanolatinët erdhën në takimin e zhvilluar në Stadiumin e Nizhnji Novgorodit, me një mungesa të madhe, siç ishte sulmuesi Edison Kavani, i cili u dëmtua në triumfin në sfidën e turit të 16-shes ndaj Portugalisë. Një mungesë që rezultoi shumë e madhe për t’u kapërcyer nga Uruguai, ndërsa Franca e ka kontrolluar përgjithësisht pjesën e parë, duke gjetur edhe golin e parë 5 minuta para fundit, falë një devijimi të Varanes. Me këtë epërsi njëgolëshe të francezëve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të përkufizohen nga episodi i minutës së 61-të, kur portieri Fernando Muslera, do të ndëshkojë Uruguain, duke mos zotëruar siç duhet topin e goditur nga Grizman, që prehet më pas në rrjetë. Panvarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, 39 minutat e mbetura dhe ato 5 shtesë nukd do të sjellë gola të tjerë dhe Franca mund Uruguain 2-0 dhe është në gjysmë-finale.