KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca fiton 1-0 me Belgjikën dhe shkon në finale e botërorit FIFA Rusi 2018
Franca mund Kroacinë 4-2 dhe shpallet fituese e Kampionatit të 21 Botëror të Futbollit

Franca fiton 1-0 me Belgjikën dhe shkon në finale e botërorit FIFA Rusi 2018

Është njohur finalistja e parë e Botërorit “Rusi 2018”, pasi gjysmëfinalja e parë, ajo midis Francës dhe Belgjikës, e luajtur të martën në mbrëmje në Stadiumin e Shën Pjetërburgut, është fituar nga galët me një gol të vetëm. Ka qenë një duel interesant nga fillimi deri në fund ky duel frankofon midis vendeve fqinje, dhe i sjellë me koment të drejtpërdrejt nga Rusia në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që është vendosur nga një gol i Umtitit në pjesën e dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë një betejë e hapur, me raste që krijohen në të dy skajet e fushës dhe më belgët më agresivë në drejtim të portës kundërshtare. Rastet për shënim nuk kanë munguar, por sa për mangësinë në finalizim, sa për meritë të mbrojtjeve kundërshtare, e sidomos sa për meritë të portierëve, veçanërisht atij francez, Loris, 45 minutat e para do të mbyllen me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë do të kushtëzohet nga episodi i minutës së 51-të, kur një goditje këndi e francezëve u përcoll në rrjetë me kokë nga Umtiti, që fitoi duelin ajror me Felainin. Goli i ka shtangur belgët, ndërsa francezët do të nisin të tërhiqen gradualisht në gjysmën e tyre të fushës, të kënaqur me administrimin e rezultatit, ndonëse minimal. Belgjika do të nisë të sulmojë dhe, përtej mbrojtjes së dendur franceze, do ta rrezikojë portën e Lorisit, por pa e gjetur dot golin. Franca do të rezistojë, madje do të mundohet të godasë edhe me kundërsulm. Sidoqoftë, mbyllet me fitoren 1-0 të saj kjo ndeshje dhe skuadra e trajnerit Didië Deshomp është në finalen e madhe të së dielës, ndërsa Belgjika luan të shtunën duelin e ngushëllimit për vendin e 3-të dhe të 4-t.

Sicred