KRYEFAQJA » LAJME » Franca do të ndihmojë Shqipërinë në fushën e mbrojtjes
Franca do të ndihmojë Shqipërinë në fushën e mbrojtjes

Franca do të ndihmojë Shqipërinë në fushën e mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjendet në Francë për të marrë pjesë në “Eurosatory 2018”, ekspozita ndërkombëtare e mbrojtjes dhe sigurimit të tokës dhe ajrit, e ftuar nga ministrja e Forcës së Armatosur të Francës, Florence Parly. Në ekspozitën që zhvillohet çdo dy vjet, marrin pjesë përfaqësues të industrive ushtarake të rreth 140 vendeve të botës, të cilët paraqesin oferta dhe mbledhin kërkesa për shërbimet e ofruara në fushën e mbrojtjes.
Ministret Xhaçka e Parly rikonfirmuan marrëdhënien shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, në të cilën dy vendet bashkëpunojnë prej vitesh. Franca ka ndihmuar me armë të sofistikuara flotën ushtarake detare shqiptare e cila merr pjesë ne operacionin e NATO-s në detin Egje.
Ministrja Xhaçka shprehu interesin e Forcave të Armatosura shqiptare për të bashkëpunuar me Forcat e Armatosura franceze edhe në fushën e emergjencave civile.

Sicred