KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca do të lejojë shtimin e ujqve
Franca do të lejojë shtimin e ujqve

Franca do të lejojë shtimin e ujqve

Franca do të lejojë që kolonia e ujqve të rritet nga 360 individë që është aktualisht në 500 në vitin 2023. Pavarësisht protestave të fermerëve të shqetësuar për bagëtitë e tyre, qeveria franceze ka bërë të ditur një plan të ri i cili parashikon rritjen me dyzetë përqind të numrit të ujqve.
Pasi u zhdukën plotësisht nga gjuetarët në vitet 1930-të, ujqit u kthyen sërish në Francë nga Italia në vitet ’90. Ujqit mbrohen si specie nga Konventa e Bernës, palë nënshkruese e së cilës është edhe Franca. Grupet e të drejtave të kafshëve kanë kërkuar një propozim më radikal dhe i kanë akuzuar ministrat e qeverisë se u mungon kurajoja politike. Për të kënaqur fermerët, qeveria u shpreh gjithashtu se këtë vit do të lejohet të gjuhen 40 ujq, njësoj si vitin e shkuar.
Që nga viti 2019, do të lejohet që të vritet dhjetë përqind e popullatës, dhe ky nivel mund të rritet në 12 përqind nëse regjistrohet një shpeshtësi sulmesh nga ujqit. Rreth 12 mijë dele u vranë nga ujqit në Francë në vitin 2017 dhe qeveria është nën presionin e fermerëve të krahaninave franceze, vecanërisht atyre të Alpeve dhe Malet Pirenej.

Sicred