KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca, çerekfinalistja e parë e Botëtorit, mposht Argjentinën 4-3

Franca, çerekfinalistja e parë e Botëtorit, mposht Argjentinën 4-3

Pasi ka mbyllur fazën e grupeve, duke dërguar në shtëpi gjysmën e skuadrave që e nisën rrugëtimin më 14 qershor dhe duke u hapur dritën jeshile 16 të tjerave, Botërori i 21-të i Futbollit ka vijuar të shtunën rrugëtimin me turin e 16-shes, i cili, ndryshe nga faza e grupeve, nuk lë më hapësirë për gabime, pasi gjithçka sa i përket kualifikimit apo eliminimit, zgjidhet brenda një ndeshjeje të vetme.
Dhe ky tur nisur pasdite me duelin e parë të tij, atë përballje të kampiones së botës më 1998-ën, Francës, dhe dy herë kampiones së botës, Argjentinës. Dhe francezët kanë triumfuar bindshëm, duke fituar me shifrat 4-2 dhe duke vendosur kandidaturën e tyre si pretendentë për kurorën e më të mirëve të botës. Antuan Grizman, i cili pati goditur shtyllën horizontale të portës së amerikanolatinëve në minutën e 9-të, e ka kaluar Francën në epërsi 4 minuta më pas, me një goditje të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Por pjesa e parë do të mbyllet në barazim 1-1, pasi Angel Di Maria do të shënojë për argjentinasit në minutën e 41-të.
Pjesa e dytë do të nisë më mirë për amerikanolatinët, të cilët do të përmbysin gjithçka me një gol të Merkados në minutën e 48-të.  Por francezët do të reagojnë fuqishëm dhe me një “blic” prej 3 golash në vetëm 11 minuta, do të shembin Argjentinën. Mbrojtësi Pavard do të barazojë fillimisht shifrat me një gol mjaft të bukur në minutën e 57-të. 
Paskëtaj, fjalën e ka Mbape, i cili do të shënojë golin e parë të tij dhe të 3-tin e Francës në minutën e 64-t.  4 minuta më pas, Mbape do të firmosë dygolëshin e tij në këtë takim dhe fitoren e Francës.
Pavarsisht një goli të Kun Agueros në minutën e dytë shtesë dhe një rasti në fund të Argjentinës, Franca fiton me rezultatin 4-3 dhe siguron vendin në çerekfinale.
Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred