KRYEFAQJA » LAJME » FRANC, ZHYTËSI QË SFIDON THELLËSITË

FRANC, ZHYTËSI QË SFIDON THELLËSITË

Lionel Franc ka sfiduar shkëmbinjtë në detin blu, duke shkuar rreth 20 metra më poshtë, i përshëndetur nga spektatorët në Cassis, në Francën jugore. Edhe pse 40-vjeç, ai është shfaqur tepër i qetë, në një gjendje të mirë fizike, kjo falë regjimit rigoroz të stërvitjes, për të fituar dhe ruajtur aftësitë e hedhjes së saktë nga lartësitë. “Zhytja është një sport që është pak i lidhur me gjimnastikën, vallëzimin, kështu që ekziston një formë elegante për ta respektuar – thotë Franc. Unë jam 70 kg, dhe pas një zhytje prej 30 metrash, kur arrij ujin unë peshoj 1,2 ton. Pra, ekziston një energji, një forcë që prodhohet gjatë zhytjes. Po të mos isha bërë zhytës, mendoj se do të kisha shkuar në teatër apo në kinema”. Franc është rritur me punën e aktorit të filmit, të cilin ende e dashuron. Ai ka punuar me idhullin e tij Jean-Paul Belmondo. Falë aftësive të tij ai punon nëpër filma si dublant për skena që kanë të bëjnë me hedhjen në ujë nga lartësitë. “Është e mrekullueshme për mua të arrij të fitoj përsosmërinë e hedhjes nga lartësia. Por e ndjej se kam ende punë për të bërë. Në 25 metra, për shembull, arrij të kem këndvështrim të drejtë, me depërtimin në ujë, por më duhet edhe pak estetikë kur jam në pikiatë. E sidomos të hedhësh sa më pak ujë kur e prek atë në momentin e zhytjes. Do të vazhdoj të zhytem për sa kohë që unë jam ende në këmbë”. Synimi i Lionel Franc është të vazhdojë të shtojë metrat e thellësisë në zhytje.

Sicred