KRYEFAQJA » LAJME » Forumi Shoqërisë Civile në prag të Samitit të Triestes
Forumi Shoqërisë Civile në prag të Samitit të Triestes

Forumi Shoqërisë Civile në prag të Samitit të Triestes

Forumi i tretë i shoqërisë civile, që po zhvillohet vetëm një ditë përpara takimit të Ballkanit Perëndimor të Procesit të Berlinit, filloi sot në Trieste, me afro 200 pjesëmarrës – përfaqësues të shoqërisë civile nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe pjesë të tjera të rajonit.
Hedvig Morovai, drejtore ekzekutive i fondit Evropiane për Ballkan, vuri në dukje rëndësinë e procesit të Berlinit për integrimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe faktin se nisma e Berlinit mundëson pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në procesin e pranimit në BE. “Po përpiqemi të merremi me çështje të vërteta. Askush nuk do të na dëgjojë nëse disa diskutojmë për mollët, e të tjerë flasin për portokalle”, tha zonja Morvai dhe kujtoi se rekomandimet që vijnë nga ky forum do të komunikohen drejtpërdrejt me ministrat e jashtëm.
Zoti Walter Kaufmann, kreu i departamentit të Evropës Lindore dhe Juglindore të Fondacionit Heinrich Boell, tha se Fondacioni është rishtar në Forum, por jo rishtar në Ballkan. Ai përkujtoi praninë e gjatë të Fondacionit dhe bashkëpunimin e tij aktiv me shoqërinë civile. “Ne investojmë shumë energji për një bashkëpunim kuptimplotë me qeveritë, pasi ka pasur raste të forumeve të ngjashme të NGO-ve ku qeveritë arritën të vepronin, pa marrë seriozisht rekomandimet” tha zoti Kaufmann. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mjedisit, energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë për ekonomitë e rajonit.
Zoti Nenad Shebek, kreu i zyrës rajonale të HBF, për Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi, u përgjigj me vërejtjet se demokracia në Ballkan duhet të rikthehet: “Kurrë nuk kemi pasur demokraci, prandaj nuk mund ta ripërtërijmë. Ndryshimi duhet të vijë prej nesh. Nuk kemi nevojë të rregullojmë motorin, por ta ndërtojmë atë që nga fillimi ” tha ai.
Fondacioni Heinrich Boell po organizon një nga pesë workshopet që po zhvillohen në Forum. Paneli është i dedikuar për mjedisin, ndryshimet e energjisë dhe të klimës.

Sicred