KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Forumi i Davos, protesta kundër Trump në Zvicër

Forumi i Davos, protesta kundër Trump në Zvicër

Mijëra protestues kryesisht kundërshtarë të kapitalizmit, mushen rrugët e Zyrihut kundër vizites që do të bëje Trump në Zvicër, si pjesëmarrës në samitin vjetor të forumit ekonomik në Davos gjatë javës. Turma e protestuesve bërtiste njëzëri thirrje si “Trump nuk je i mirëpritur” dhe “Thyeji të gjitha në forumin botëror ekonomik”. Trump pritet të mbaje një fjalim të premten. Shumë prej atyre që morën pjesë në protestë mbanin flamuj dhe pankarta me thirrje pro mjedisit dhe kundër globalizimit, si:” Jo Trumpit, jo dioksidit, jo gazit, jo karburanteve fosile”. Turma kaloi përmes lagjes ekonomike të qytetit zvicerian gjatë një proteste që u organizua me lejen e strukturave shtetërore. Aktivitete të shumta kundër vizites së Trump u zhvilluan edhe në kryeqytetin zvicerian, Bern. Më shumë se 4000 ushtarë zviceriane janë angazhuar për mbrojtjen e delegacioneve pjesëmarrëse në forum. Gjithashtu është caktuar edhe një zonë ndalim fluturimesh, në kuadër të rritjes së sigurisë.

Sicred