KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Forumi Ekonomik Shqipëri-Ukrainë, Shqipëria dhe Ukraina në kërkim të tregut të integruar

Forumi Ekonomik Shqipëri-Ukrainë, Shqipëria dhe Ukraina në kërkim të tregut të integruar

Vetëm 29 milion euro janë shënuar si vlerë e shkëmbimeve tregtare me Ukrahinën. Shteti me 42 milion banorë ka interes të bashkëpunimit afatgjatë me sipërmarrjet shqiptare. Ka interes për turizmin shqiptar, sikundër mund të ofrojë direkt, dhe jo nëpërmjet ndërmjetësve, tregtinë e lirë të grurit, kur është eksportuesi i dytë në botë i këtij produkti, por edhe i farave të lulediellit, ku plotëson 45 % të nevojës botërore me këtë bimë. Faktet u bënë të njohura në Forumin Ekonomik Shqipëri Ukrainë, të zhvilluar të premten në Tiranë. Alban Zusi, President i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, organizatori kryesor i forumit i tha Radio Televizionit shqiptar se “Ukraina është një treg shumë i madh qoftë konsumator i produkteve shqiptare të eksportueshme qoftë si furnizues i produkteve që shqipëria rezulton si importues i pastër i tyre.Nga ana tjetër do të përfitonte edhe konsumatori vëndas pasi do të kishte produkte të të njëjtës cilësi por me çmime më të ulëta pasi nuk do të importohen më nga ndërmjetës të vendeve të tjera europiane”.

Cfarë mund të bëhet me mirë për të rritur këtë bashkëpunim me interes të ndërsjelltë? “Një marrëveshje të tregtisë së lirë e cila do ta bënte shumë më me interes bashkëpunimin qoftë për bizneset shqiptare por edhe për konsumatorin shqiptar dhe për prodhuesin shqiptar” shtoi më tej Zusi. 18 kompanitë ukrahinase që punojnë në Shqipëri mund të dhjetëfishohen nëse ofrohen politika lehtësuese. Pritet përgatitja e një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe sidomos përfshirja e diasporës shqiptare në Ukrahinë për t’i dhënë hov të ri investimeve dhe tregtisë së lirë.

Sicred