KRYEFAQJA » LAJME » Formula 1 sot në RTSH1 në orën 14:00

Formula 1 sot në RTSH1 në orën 14:00

Përtej etheve të Botërorit “Rusi 2018”, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar mbetet shtëpia e të gjithë sporteve për të gjithë shqiptarët dhe kjo e dielë mund të quhet padyshim “një fundjavë shpejtësie”. Kjo sepse sot pasdite zhvillohen garat e radhës në dy prej kampionateve më të shpejtë në botë, atij të Moto Xhi-Pi-së dhe atij të Formula 1. Kështu, duke nisur nga ora 14:00, në kanalin RTSH 1 të platformës së transmetuesit publik, do të vijë drejtpërdrejt gara e Asenit. Kampioni i botës, Mark Markez, do të niset i pari sot në pistën holandeze, ndërsa në radhën e parë do të jetë edhe veterani Valentino Rosi. Prandaj parashikohet një duel i ashpër midis këtyre dy rivalëve të përjetshëm. Ndërkaq, një orë më vonë, duke nisur nga ora 15:00, në kanalin RTSH 2 të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar do të vijë gara e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Interesant është fakti se në vijën e parë të nisjes, do të jenë dy pilotët e skuadrës së “Mercedes”-it, Valteri Botas dhe Ljuis Hemilton, të cilët ishin më të shpejtët në provat zyrtare. Pas tyre do të vijë Kimi Raikonen dhe Maks Verstapen, ndërsa piloti tjetër i “Ferrari”-t, Sebastian Fetel, do të nise nga vendi i 6-të, për shkak të një penalizmi.