KRYEFAQJA » LAJME » Formula 1, përvijohen makinat e reja pas 2012-shit
Hanoi, një piste e re e Formula 1

Formula 1, përvijohen makinat e reja pas 2012-shit

Tanimë kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale edhe skicat e para sesi do të duken makinat e Formula 1-shin në 2021, teksa  ky kampionat botëror i drejtohet Çmimit të Madh të Singaporit. Drejtori administrativ i motosportit në Formula 1, Ros Braun, paraqiti vizionin e ri për makinat e reja në seminarin “Tech Talk”, që u mbajt gjatë mesjavës nga organizatorët e garës së Singaporit. Ndonëse seminari teknik u zhvilluar me dyer të mbyllura, imazhet e konceptit të makinës së re nisën të qarkullojnë në mediat sociale. Kjo vjen teksa Formula 1 i drejtohet një reformimi rrënjësor të rregullores së makinave për 2021-shin, në përpjekje për ta bërë garimin në pistë më tërheqës dhe më zbavitës për tifozët. Një projekt-ide e makinës së “Ferrari”-t pasqyron disa ndryshime në pamje dhe funksion nga makinat aktuale, përfshi gomat 18 inç, apo 45.72 cm të gjera që do të jenë pjesë e standardit të ri të gomave në Formula 1. Krahët e përparmë janë më të thjeshtë, por me fletë më më të strukturuara dhe që zgjaten më lart. Trupi i makinës rreth e rrotull folesë së pilotit është shumë më i thjeshtuar, ndërsa mbulesa e motorit dhe bishti i makinës duhet se bashkohen me njëri-tjetrin. Nuk dihet nëse kjo është një lloj DRS-je e zgjatur, sepse Brauni ka folur në të shkuarën për dëshirën e tij për ta hequr qafe këtë ndihmesë në parakalim. Bishti i makinës zgjatet duke shërbyer edhe si mbulesë për gomat e prapme, një zgjidhje teknike kjo për të parandaluar hipjen e makinave mbi njëra-tjetrën në rast të një përplasjeje apo aksidenti. Nuk është ende e qartë sesa do të] gjejë zbatim ky koncept për makinat, teksa kompania pronare e Formulës 1, “Liberty Media”, vijon me planet për të finalizuar gjithçka për 2021-shin.

Sicred