KRYEFAQJA » LAJME » FORMULA 1, MASA ARGËTON BRAZILIANËT NËPËR RRUGËT E RIOS
FORMULA 1, MASA ARGËTON BRAZILIANËT NËPËR RRUGËT E RIOS

FORMULA 1, MASA ARGËTON BRAZILIANËT NËPËR RRUGËT E RIOS

Javën e ardhshme do të zhvillohet në Interlagos Çmimi i Madh i Brazilit. Por në prag të kësaj gare të kalendarit të Formulës 1,  brazilianët kanë patur mundësi të përjetojnë nga afër ndjesinë e një makine të Formula 1 nëpër rrugët e Rio de Zhaneiros. Në një demonstrim për qëllime promocionale, ka qenë “djaloshi i shtëpisë”, Felipe Masa ai që ka bërë disa xhiro nëpër rrugët e Botafogos, qytezës bregdetare në pjesën jugore të Rio de Zhaneiros. 37-vjeçari Masa, i cili ka garuar me makinat e “Sauberit”, “Ferrarit” dhe “Uilliamsit”, u tërhoq nga Formula 1 në përfundim të sezonit të shkuar dhe firmosi në maj një kontratë 3-vjeçare për të pilotuar në garat e Formulës E, kategorinë e makinave elektrike. Masa ka fituar 11 gara në Formula 1 gjatë një karriere 15-vjeçare. Çmimi i Madh i Brazilit zhvillohet në fundjavë në pistën e Interlagosit në Sao Paulo dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred