KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Formula 1, Keri: Nuk u trembemi rreziqeve të garave të reja!

Formula 1, Keri: Nuk u trembemi rreziqeve të garave të reja!

Kreu ekzekutiv i Formula 1, Çejs Keri thotë se organizmi që ai drejton “nuk ka frikë nga rreziku” kur është fjala për marrjen përsipër të promovimit të garave të reja në të ardhmen. Çmimi i Madh i Majemit, që për momentin është shtyrë deri në vitin 2020, do të zhvillohet në një iniciativë të përbashkët midis Formulës 1 dhe promotorit lokal “South Florida Racing”, që drejtohet nga miliarderi Stefën Ros dhe jo mbi modelin tradicional të një organizatori që i paguan Formulës 1 një tarifë të drejte për të pritur gara. Formula 1 e sheh Majemin si pjesë të një tabloje më të madhe, me potencial për të ardhura shtesë nga fusha të tilla si turizimi dhe akomodimi gjatë fundjavës dhe si një shans për të përdorur garën si një mjet për promovimin e këtij sporti në Amerikë. Ky veprim ka shkaktuar shqetësime tek promotorët ekzistues të garave, shumë prej të cilëve tashmë kanë nënshkruar marrëveshje tradicionale afatgjata dhe të shtrenjta. Kur u pyetën nëse modeli i ndarjes së rrezikut në Majemi mund të përdoret diku tjetër për gara të reja, Keri, i cili thotë se ka interes nga “katër kontinentet”, nuk e përjashtoi si mundësi. “Realisht çdo garë është unike, – shpjegoi ai. – Unë mendoj se secilën do ta shqyrtojmë në terma specifikë. Njerëzit nuk e kuptojnë se shpesh këto veprimtari kanë shumë më tepër aspekte sesa thjesht një tarifë, kanë komponentë turizmi dhe akomodimi, komponentë të sponsorizimit, e të tjera. Por do ta shqyrtojmë secilën bazuar në atë që ofron, si për shembull, cilat janë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike dhe siguria? Ne nuk kemi frikë nga rreziku, edhe nëse besojmë se ekziston një rrezik i lartë. Ne natyrisht mund ta përballojmë këtë. Ne na pëlqen që promotorët tanë të kenë pjesën e tyre në lojë, është e rëndësishme për ne që ata. Ne nuk do ta kthejmë modelin me kokë poshtë, por nëse të ardhurat  justifikojnë rreziqet, mendoj se do ta shqyrtojmë atë.” Keri tha se kalendari i 2019-tës, i cili pritet të ketë 20 gara, përderisa të gjendet një mënyrë që Hokenhaimi të mbetet në të, do të publikohet së shpejti. “Ne tashmë po i kthejmë energjitë tona drejt kalendarit të 2020-ës dhe jemi të ngazëllyer për një numër mundësish për të shtuar gara të reja, që besojmë se do të rrokin imagjinatën e tifozëve dhe do të mbështeten gjerësisht, – tha ai. – Në të vërtetë ne po i shqyrtojnë në mënyrë aktive mundësitë në katër kontinente. Një garë e mundshme në Majemi është një prej tyre.”

Sicred