KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Formula 1, Hemiltoni triumfon në Francë, rimerr kreun
Hamilton fiton Çmimin e Madh të Hungarisë

Formula 1, Hemiltoni triumfon në Francë, rimerr kreun

Ljuis Hemilton e dominoi nga fillimi në fund garën e së dielës në Çmimin e Madh të Francës në Formula 1, por britaniku i është “mirënjohës” për këtë një aksidenti të shokut të skuadrës, Valteri Botas, me rivalin e tij për titull, Sebastian Fetel, në kthesën e parë të garës.

Hemiltoni mbërriti i pashqetësuar në finish, duke lënë prapa “Red Bull”-in e Maks Verstapenit, duke e rimarrë kreun me 14 pikë kundrejt pilotit gjerman të “Ferrari”-t, që mbeti jashtë podiumit dhe u detyrua të kënaqej me vendin e 5-të. Fati i kësaj gare në fakt u vendos që në kthesën e parë të xhiros së parë të rrëmujshme të kësaj gare.

Feteli e nisi shumë mirë garën, duke u zhvendosur në krah të Botasit në kthesën e parë, por u përplas në kthesë me pilotin finlandez të “Mercedes”-it. Ky aksident i theu krahun e majtë makinës së gjermanit, ndërsa i shpoi gomën e pasme makinës së Botasit. Të dy arritën sidoqoftë të shkojnë deri në “bokse” dhe u rikthyen në garë.

Hemiltoni nuk do ta humbasë përqendrimin dhe do ta ruajë kryesimin e garë, i ndjekur nga Verstapeni, ndërsa Feteli, i ndëshkuar edhe me 5 sekonda dënim për shkak të aksidentit, u parakalua edhe nga piloti i “Red Bull”-it, Rikardo.

Megjithatë, një garë e mirë e Raikonenit, i dha mundësi “Ferrari”-t të jetë të paktën në podium, pasi finlandezi ia vodhi vendin e 3-të australianit Rikiardo, që u detyrua të kënaqej me vendin e 4-t.

Dhjetëshen e të parë e plotësuar Magnuseni, Botasi, Karlos Sainzi, Hulkenbergu dhe Lëklerku, ndërsa Ljuis Hemiltoni kryeson renditjen e përgjithshme me 145 pikë, i ndjekur nga Sebastian Feteli me 131, Daniel Rikiardo me 96 dhe Valteri Botas me 92. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe gara e së dielës u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH 2 të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred