KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Formula 1, Hemilton dhe Alonso, kritika garës së Monakos

Formula 1, Hemilton dhe Alonso, kritika garës së Monakos

Supozohej të ishte një nga garat spektakolare të sezonit, por ndërthurja e përdorimit të gomava shumë të buta dhe tejet të buta, me pistën e ngushtë, që nuk lë shumë hapësira për parakalime, e bëri garën e së dielën në Monako një garë që nuk dhuroi ato emocione që priteshin. Madje Ljuis Hemiltoni dhe Fernando Alonso e kanë kritikuar Çmimin e Madh të Principatës si një nga garat më të mërzitshme, deri në kufinjtë e mungesës së garimit. Shumica e pilotëve po i bënin xhirot me kohë që i kalonin disa sekonda nga ato normale, teksa u munduan t’i administronin gomat dhe të bënin vetëm një “pit-stop”. “Ne thjesht po shëtitnim pas xhirosh së 6-të, në kuptimin e vërtetë të fjalës thjesht po shëtitnim, – ka deklaruar Hemiltoni pas garës. – Kështu që nuk ishte as garë në fakt. Nëse kjo ishte e bukur për t’u parë nga ju, atëherë nuk ka asnjë problem.”
Edhe Alonso, duke folur pas garës, e ka cilësuar atë si “tmerrësisht t] mërzitshme”. “Kjo ishte mbase gare më e mërzitshme ndonjëherë”, – tha ai. Për vetë natyrën e pistës në Monte Karlos, skuadrat nuk preferuan të bënin më tepër se një “pit stop”, pasi kjo nënkuptonte se piloti mund ta gjente veten pas makinave që ngadalta, të cilat mund të mos i parakalonte dot.
Duke folur për BBC-në, Hemiltoni tha se ato ishin për të “78 xhirot më të gjata”. “Ne vërtet po lëviznim me shpejtësi të madhe, por mungoi gara dhe thjesht po përpiqeshim ta mbyllnim atë, – vijoi ai. – Kur kishin mbetur edhe 40 xhiro, nuk e dija sesi do t’ia dilja deri në fund dhe, kur ia dola, thashë me vete: “Lavdi Zotit!”.

Sicred