KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Formula 1, Çmimi i Madh i Austrisë, triumfon Verstapen
Formula 1, Çmimi i Madh i Austrisë, triumfon Verstapen

Formula 1, Çmimi i Madh i Austrisë, triumfon Verstapen

Maks Verstapen ka korrur një fitore të jashtëzakonshme të dielën në Çmimin e Madh të Austrisë, duke përfituar nga dështimi i plotë i skuadrës së “Mercedes”-it, ndërsa podiumin e plotësuan dy pilotët e “Ferrari”-t, Kimi Raikonen dhe Sebastian Fetel.
Në fakt, ishte dukur se “Mercedes”-i e kishte të sigurt fitimin e kësaj gare, që pa filluar, sepse të dy pilotët e saj niseshin nga radha e parë. Por gjithçka që mund të shkonte keq për skuadrën gjermane, shkoi edhe më keq akoma. Fillimisht është Valteri Botas ai që detyrohet të tërhiqet nga gara për shkak të një problemi me kutinë e marsheve. Pastaj, strategët e skuadrës gabuan kur nuk e futën Hemiltonin, deri në atë kohë kryesues të garës, në “pit stop” teksa gjithçka ishte nën regjimin e makinës virtuale të sigurisë. Dhe, në fund, Hemiltoni u ndal kur humbi presionin e makinës. Kjo nënkupton se “Mercedes”-i përjetoi të parin dëshim të dyfishtë që nga Çmimi i madh i Spanjës në 2016-ën.
Max Verstapen përfitoi më së miri, duke korrur fitoren e parë të tij në këtë sezon, pasi i përshkoi 71 xhirot e garës për 1 orë, 21 minuta e 56 sekonda.
Raikoneni ishte vetëm 1 sekondë e 504 të mijëtat e sekondës prapa, ndërsa afro 3.2 sekonda më vonë në finish mbërriti piloti tjetër i “Ferrari”-t Sebastian Feteli. Ky i fundit përfitoi në maksimum nga dështimi i Hemiltonit, pasi i rrëmbeu kreun e renditjes së pilotëve, me 146 pikë, një më tepër sesa britaniku, ndërsa Raikonen ka marrë vendin e 3-të, me 101 pikë, 5 më shumë sesa Daniel Rikiardo i “Red Bull”-it.
Nga dështimi i “Mercedes”-it ka përfituar më së miri edhe “Ferrari”, që ka marrë kryesimin e renditjes së konstruktorëve, me 247 pikë, 10 më tepër sesa skuadra gjermane.
Sicred