KRYEFAQJA » LAJME » Formula 1 Baku, Hamilton rrëmben fitoren
Formula 1 Baku, Hamilton rrëmben fitoren

Formula 1 Baku, Hamilton rrëmben fitoren

Sebastian Fetel i “Ferrari”-t dukej se po i drejtohej të dielën në Baku fitores së 3-të në këto 4 gara të para të këtij sezoni të Formula. Të paktën deri në momentin kur dy makinat e “Red Bull”-it, të drejtuara përkatësisht nga Daniel Riçiardo dhe Maks Verstapen u përplasën me njëra-tjetrën dhe në pistë u fut makina e sigurisë. Pas këtij çasti, gjithçka ndryshoi…Valteri Botas përfitoi më së miri, duke bërë “pit-stop”-in e vetëm me “Mercedes”-in e tij, çka i dha kryesimin dhe, kur gjermani i pafat I kokëkuqeve u mundua ta parakalonte në kthesën e parë, ishte vetë Feteli ai që e pësoi, teksa nuk arriti ta kontrollonte trajektoren, duke dalë shpejt edhe nga beteja për podiumin. Por, kur kishte mbetur edhe një xhiro nga fundi, është vetë Botasi ai që bie viktimë e papastërtive në pistë, që do t’i shpojnë gomën e pasme të djathtë dhe, bashkë me të, do t’i vjedhin edhe fitoren. Nga e gjithë kjo ka përfituar shoku i tij i skuadrës, Ljuis Hemilton, i cili triumfoi ndaj Kimi Raikonenenit dhe mori kryesimin e renditjes së pilotëve, ndërsa ka patur edhe festë edhe për skuadrën e “Force India”-s, që iu gëzua një podiumi të papritur për Serxhio Perezin, që mbërriti i 3-ti në finish, duke lënë prapa Fetelin. Dhjetëshen e të parë e plotësoi “Renault” e Karlos Sainzit, “Sauber”-i i të riut premtues Sharl Lëklërk, dy “McLaren”-et e Fernando Alonsos dhe Stofel Vandornit, që u ndanë nga “Uilliams” i Lens Strollit, ndërsa pikë mori edhe Brendon Hartli i “Toro Rosso”-s. Ashtu siç pritej, ky debutimi i garës më të famshme në automobilizmit në Rrjetin të Radio-Televizionit Shqiptar premton një 3-vjeçar të Formula 1 të mbushur me shpejtësi, emocione, ankth dhe pasion në ekranin e transmetuesit publik.

Sicred