KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Forcat siriane hynë në Duma

Forcat siriane hynë në Duma

Forcat siriane të sigurisë kanë hyrë në qytetin Duma këtë të shtunë. Sipas mediave shtetërore siriane, rivënia nën kontroll të qeverisë së Bashar Al-Asad të këtij qyteti është thjesht cështje orësh. Duma ishte edhe qyteti i fundit i kontrolluar nga rebelët në krahinën e Gutës Lindore në afërsi të kryeqytetit Damask dhe ky qytet është edhe vendi ku u ndërmorr një sulm kimik që shkaktoi edhe kundërpërgjigjen me sulme ajrore të fuqive perëndimore. Rebelët e kishin marrë nën kontroll qytetin në vitin 2012 dhe që atëherë ushtarët qeveritarë nuk kanë mundur të kenë akses aty. Observatori Sirian për Të drejtat e njeriut, një organizatë me seli në Britaninë e madhe, bëri të ditur se njësitë ushtarake hynë në qytet pasi autobuzët e fundit me luftëtarë të opozitës u larguan për në veri të Sirisë. Largimi i tyre erdhi pas një tërheqjeje të negociuar që u arrit fundjavën e shkuar me fraksionit rebel Xhaish al-Islam, regjimit sirian dhe aleatëve rusë. Sipas kësaj marrëveshjeje, policia ushtarake ruse do të dislokohej në qytet por forcat siriane nuk do të hynin aty. Xhaish al-Islam u shpreh se kishte rënë dakord për marrëveshjen vetëm sepse forcat siriane përdorën lëndë kimike toksike në Duma, si pasojë e të cilave dhjetra persona humbën jetën. Siria dhe Rusia kanë mohuar përdorimin e armëve kimike dhe janë shprehur se këto pretendime ishin trillime të përdorura për të justifikuar veprimin ushtarak të perëndimit.

Sicred