KRYEFAQJA » LAJME » Forcat e armatosura pastrojnë akset rrugore

Forcat e armatosura pastrojnë akset rrugore

Prej më shumë se një javë forcat e armatosura kanë nisur një aksion për pastrimin e akseve rrugore që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje. Dhjetëra forca të armatosura janë angazhuar për pastrimin e akseve Shkodër-Murriqan, Kukës-Morin, Gjirokastër-Kakavijë, Korçë-Kapshticë, Pogradec-Qafë Thanë.Veç pastrimit, ky aksion ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit si dhe i shërben misionit të FA për t’u lidhur edhe më fort me komunitetin dhe për t’i shërbyer atij: “Kemi dhënë shembullin personal si Forcë e Armatosur si Ministri e Mbrojtjes duke qënë prezent në të gjitha akset kryesore dhe në të gjithë rrugët kryesore të shqipërisë për ti pastruar ato e për ti pasur të rregullta për çdo turist që vjen nga jashtë apo që nga ktu largohet për jashtë” tha ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në ditët në vijim aksioni i Forcave të Armatosura, nga akset rrugore të pikave kufitare, do të shtrihet në ato bregdetare.

Sicred